RACE - Projekti i plazheve 2010

 
 

Si lindi “RACE”?


“Race” është një përpjekje për të ofruar lajmin e mirë të Jezu Krishtit aty ku shqiptarët mblidhen cdo verë. Statistikat thonë që rreth 1 milion vizitorë kalojnë verën në plazhet e Shqipërisë. Ka kuptim për ne, që të mund të ofrojmë ungjillin aty ku shqiptarët janë bashkë, dhe ndoshta janë gati për të folur.


Rëndësia e “RACE”


“RACE” është i rëndësishëm për dy arsye: e para, kushdo prej nesh do të kishte dëshirë të përfshihej në punën e Zotit... në plazh! E dyta, koha e plazhit për shumëkënd është një kohë pushimi, qetësie, reflektimi, rehatie - dhe të gjitha këto krijojnë kushte të mjaftueshem për biseda të mira shpirtërore.


A është “RACE” strategjik?


Shqiptarët e ardhur nga Kosova dhe Maqedonia, konsiderohen si popullsi e mbyllur për ungjillin. Ndërsa përpjekjet tona për ta çuar ungjillin aty ku jetojnë ata, nuk duhet të ndalojnë, do të ishte urtësi që të ofrojmë ungjillin ndërsa vizitojnë plazhet shqiptare. Natyrshëm, bisedat mund të jenë më frytdhënëse.

Durrës, Shëngjin, Vlore

15-31 Korrik 2011

Pamje nga Shëngjini

Pamje nga Durresi